Cërrik – Një 26-vjeçar është vënë nën hetim penal dhe administrativ, pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij në një zonë të banuar.
Ngjarja u bë publike pas një videoje të shpërndarë në TikTok, ku shfaqej makina duke bërë “drift” në rrugët e qytetit të Cërrikut. Policia identifikoi shoferin si S. T., 26 vjeç, banues në Cërrik, i cili u shoqërua menjëherë në komisariat së bashku me automjetin e tij.
Masat ndaj shoferit
- U procedua penalisht për veprën “Prishja e qetësisë publike”.
- U ndëshkua me 40 000 lekë gjobë, sipas nenit 139 të Kodit Rrugor.
- Automjeti i tij u sekuestua nga Policia.
Policia e Elbasanit i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor apo vepra të tjera të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, duke garantuar reagim të menjëhershëm e në përputhje me ligjin.