FLASH :

Tokyo e ‘Casa de Papel’ shtatzënë për herë të parë, mesazhi i saj i ëmbël

Aktorja katalanase Úrsula Corberó i emocionoi ndjekësit e saj duke njoftuar në rrjetet sociale se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin e saj, aktorin dhe producentin argjentinas Chino Darín.

“Kjo nuk është inteligjencë artificiale”, shkroi aktorja spanjolle në postimin e saj të shtatzënisë, duke shtuar ikona të emocioneve dhe gëzimit. Postimi ka grumbulluar qindra mijëra pëlqime vetëm në pak minuta.

Úrsula Corberó dhe Chino Darín janë bashkë që nga viti 2015–2016, pasi u takuan në sheshxhirimin e serialit ‘La Embajada’. Shkëndija mes tyre lindi kur ata luanin rolin e çiftit dhe, sipas saj, pas një përshtatjeje kostumesh, ajo  u prezantua duke i thene: “Përshëndetje, unë jam e dashura jote”. Puthja e tyre e parë erdhi pas xhirimit të një skene intensive dhe një ftese për darkë pas xhirimeve. Pavarësisht se jetonin midis Spanjës dhe Argjentinës, ata kurrë nuk e lanë distancën të ndikonte në lidhjen e tyre; gjatë pandemisë, ata u zhvendosën së bashku në Argjentinë dhe sot jetojnë në Barcelonë.

Lidhur me karrierën e saj , Úrsula u bë e famshme ndërkombëtare për rolin e saj si Tokio në ‘Money Heist’ (2017–2021) pas pjesëmarrjes në seriale dhe filma, si ‘Snake Eyes’ (2021). Chino Darín, nga ana e tij, është spikatur në seriale të ndryshme argjentinase dhe spanjolle dhe ka aktruar e prodhuar gjerësisht në filma dhe televizion.