Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier. Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, një automjet ka përplasur një fëmijë vetëm 4 vjeç.
I mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.
“Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”