FLASH :

Zelensky zbulon: Putin i tha Trumpit se do e marrë rajonin e Donbasit brenda 2 muajsh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar se presidenti rus, Vladimir Putin, i kishte thënë presidentit amerikan Donald Trump dhe këshilltarit të tij Steve Whitkof se synonte të pushtonte rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, brenda pak muajsh.

“Putin u tha amerikanëve, Shtëpisë së Bardhë dhe përfaqësuesit të presidentit Trump, Whitkof, se do të marrë Donbasin brenda dy deri në tre muajsh, maksimumi katër muaj,” deklaroi Zelensky për ABC News.

Rusia ka pushtuar për herë të parë Donbasin, që përfshin rajonet e Donetsk dhe Luhansk, në vitin 2014, përpara se të nisë sulmin e plotë ndaj Ukrainës në vitin 2022.