FLASH :

Lezhë/ 16-vjeçarja humb jetën pasi bie në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake e mitura ishte duke ecur në këmbë drejt banesës së saj kur dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura. Si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, ajo ka ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një 16 vjeçare, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.