FLASH :

 Rëndohet bilanci nga aksidenti në aksin rrugor Krumë-Golaj, ndërron jetë edhe pasagjeri

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kukësit, si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka humbur jetën në vendngjarje një nga drejtuesit e mjeteve tip Benz, shtetasi me inicialet N. S.

Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm është konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe një nga pasagjerët e përfshirë në aksident, i cili ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë. Viktima e dytë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi  Zek Ngjeçi.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.