FLASH :

VIDEO/ Qeni pengon sulmin terrorist me dinamit në Peru

Një qen në qytetin Huaral të Perusë, shmangu një tragjedi kur arriti të shuante me dhëmbë një fitil dinamiti të hedhur në shtëpinë e familjes së tij.

Incidenti ndodhi në shtëpinë e gazetarit Carlos Mesías Zárate, i cili dyshon se sulmi lidhet me punën e tij hetimore. Sipas gazetës La Republica, kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur qeni Manchis filloi të lehte me zë të lartë, duke ndjerë praninë e një të huaji jashtë shtëpisë.