FLASH :

Atentati në Shkodër lidhet me masakrën e 30 tetorit 2024? Lici shpëtoi në Dobraç, sot ia ‘hodhi’ njeriu i Bajrave

Masakrës së këtij 8 shtatori, hetuesit nuk i kanë gjetur edhe një pistë konkrete, por dyshimet shkojnë drejt hakmarrjes, për një tjetër masakër në Shkodër. Atë të 30 tetorit 2024 në Dobraç, ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, miku i tij Arlind Bushati, dhe një çift i pafajshëm bashkëshortësh që udhëtonin me motor.

Edhe pse ekzekutori u vu në pranga, hetuesit ende nuk kanë një pistë të qartë mbi motivin e atentatit sot në Shkodër. Megjithatë, hije dyshimi ka se mund të kemi të bëjmë me hakmarrje për masakrën e Dobraçit në 2024-shin, ku u vranë 4 persona, por shpëtoi shënjestra, Ibrahim Lici, armik i Bajrave. Edhe shënjestra e atentatit të sotëm në lokal shpëtoi, Erogen Brajoviç, pjesë e grupit të Bajrave.