FLASH :

Operacioni ‘Blic’ në Tiranë/ Arrestohet 62-vjeçari me armë automatike dhe municion në automjet, dyshohet se e kishte për shitje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, i cili u kap në flagrancë me një armë automatike dhe municion, që dyshohet se do t’i shiste.

Ngjarja u zbulua gjatë operacionit të koduar “Blic”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit nr. 3. Shtetasi me iniciale R. B., banues në Tiranë, po qarkullonte me një automjet tip “Benz” në rrugën “Mine Peza”, ku gjatë kontrollit iu gjetën:

1 armë zjarri automatike

një krehër

fishekë luftarakë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”. 

Arrestohet 1 shtetas që kishte në automjet, një armë zjarri automatike, me municion, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjeti i të arrestuarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.