FLASH :

Zbardhet vendimi për lirimin e parakohshëm nga burgu të autorit të masakrës në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Ragib Gilës, autorit të dyshuar të atentatit të sotëm në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç dhe një grua.

Mësohet se Gila ishte liruar me vendim gjykate për dënim të reduktuar dhe lirim të parakohshëm nga burgu, ku po vuante një masë për vepra të mëparshme penale. Ky fakt ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si sistemi i drejtësisë ka lejuar daljen në liri të një personi me precedentë të rrezikshëm, i cili vetëm pak kohë pas lirimit realizoi këtë sulm të përgjakshëm në zemër të Shkodrës.

Autoritetet pritet të japin shpjegime lidhur me vendimin për lirimin e Gilës dhe nëse janë ndjekur kriteret ligjore, ndërsa opinioni publik kërkon përgjegjësi për një rast që tronditi qytetin dhe shkaktoi viktima të pafajshme.