Ëështë zbardhur dinamika e atenatit të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, pranë shkollës “Kole Idromeno” në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se autori 28-vjeçar Ragip Gila, dyshohet se ka mbajtur nën vëzhgim dhe në ndjekje shënjestra dhe pasi ata janë ulur në lokal, ai është afruar me motor dhe me skafandër në kokë, është futur në këmbë brenda lokalit dhe ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur. Mësohet se ai ka patur edhe jelek anti-plumb me vete, si dhe dy armë, në rast se i bllokohej njëra prej tyre.
Më pas, “killeri” ka dalë nga dera dytësore e lokalit, duke braktisur motorin në vendin e ngjarjes dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metër nga lokali në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.
At më pas ai i ka drejtuar armë në kokë një qytetari dhe i ka grabitur një automjet tip “BMW” ngjyrë gri. Gjatë tentativës për t’u arratisur me automjetin e grabitur, Ragip Gila ka bër një aksident në zonën e Sarreqit. Aty ai është pikasur direkt nga Policia, për shkak se kishte skandafër në kokë dhe ka braktisur automjetin e aksidentuar, duke tentuar arratisjen në këmbë.
Uniformat e policisë janë vënë në ndjkje të tij, duke e rrethuar dhe kapur në zonën e njohur si “Zalli i Kirit”, tek shinat e trenit në shtratin e lumit Kir , disa kilometra larg vendit të atenatit.