FLASH :

Sulm i armatosur në stacionin e autobusëve në Jerusalem, 4 të vrarë dhe 15 të plagosur, mes viktimave edhe autorët! Dyshohet akt terrorist

Një sulm i armatosur ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Jerusalem ditën e sotme.

Të paktën katër persona u konfirmuan të vdekur, 15 persona mbetën të plagosur, nga të cilët 7 më rëndë.

Mediat iu referuan një deklarate të Eli Bin, drejtorit të përgjithshëm të MDA-së.

Policia njoftoi se dy autorët u neutralizuan në vendngjarje dhe sulmi po hetohet, teksa u publikuan edhe pamje të ngjarjes.

Nuk është e qartë në këtë kohë nëse katër viktimat e njoftuar nga autoritetet izraelite përfshijnë edhe autorët e të sulmit që u neutralizuan në vend.

Sipas informacioneve nga mediat izraelite, autoritetet po hetojnë incidentin dhe e konsiderojnë të rëndësishme faktin që ishte një sulm terrorist.