FLASH :

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në MASAKRËN e Shkodrës? Del FOTOJA e Erogen Brajoviç, i vr*rë mbeti edhe truproja i tij!

Personi që shihni në foto është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.

43 vjeçari dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit, por u vranë dy të tjerë. 

I vdekur mbeti Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç, i njohur ndryshe edhe si Erogen Vaso.

Erogen Brajoviç, është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër.

Konkretisht të vrarë mbetën të Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa të plgosur mbetën Erogen Brajoviç dhe Meri Kaceri.

Gjithashtu autori Ragib Gila është vënë në pranga pas disa minutash ndjekjeje dhe sipas bluve është sekuestruan një armë zjarri automatike.