FLASH :

Momenti kur policia kap vrasesin në Shkodër i cili la 3 te plagosur dhe 1 te vrarë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me armë zjarri që tronditi qytetin mëngjesin e sotëm, vetëm pak metra larg godinës së Bashkisë. Në atentat mbeti i vrarë shtetasi Armando Pali, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën, mes tyre edhe Eugen Vaso dhe një kamariere që ndodhej rastësisht në vendngjarje.

Pamjet e momentit të arrestimit tregojnë ndërhyrjen e shpejtë të forcave të policisë, të cilat neutralizuan autorin pas një ndjekjeje intensive. Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe lidhjet e autorit me konflikte të mundshme kriminale.