FLASH :

Operacion i madh antidrogë në Elbasan, 40 të arrestuar gjatë natës

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në qytetin e Elbasanit. Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, duke goditur një rrjet të dyshuar kriminal.

Sipas burimeve jo zyrtare, paraprakisht raportohet për 40 persona të arrestuar, ndërsa gjatë aksionit policia ka sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Ky është një nga operacionet më të mëdha të zhvilluara kohët e fundit në këtë zonë, ku Policia e Shtetit synon të godasë aktivitetin e grupeve kriminale të lidhura me trafikun e drogës.

Pritet që gjatë ditës, policia të dalë me një komunikim zyrtar për të dhënë detaje të plota mbi këtë aksion.