Një ngjarje tragjike ka tronditur Malajzinë, pasi dy helikopterë u përplasën në ajër duke shkaktuar vdekjen e 10 personave. Autoritetet vendase konfirmuan se nuk ka të mbijetuar nga incidenti.
Përplasja ndodhi gjatë një fluturimi rutinë, ndërsa ekipet e shpëtimit u nisën menjëherë drejt vendngjarjes. Pamje të shpërndara në rrjete sociale tregojnë momentet pas aksidentit, ku mbetjet e helikopterëve shihen të shpërndara në terren.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të përplasjes, por hetimet kanë nisur për të zbuluar rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, ndërsa autoritetet shprehen se zemrat e tyre janë me familjet e viktimave në këtë moment të dhimbshëm.