FLASH :

Formula 1, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Italisë

Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Italisë në pistën e Monzës. Pasi e nisi nga “pole position”, piloti holandez i Red Bull ia doli të ruajë kryesimin deri në fund.

Në fillim pati një duel të shkurtër me makinat McLaren, por më pas krijoi distancë të sigurt që e mbajti deri në vijën e finishit.

Pas tij pati rivalitet mes dy pilotëve të McLaren, Norris dhe Piastri. Një ndalesë e vonuar në bokse i kushtoi Norrisit pozicionin e dytë, duke dalë pas Piastrit. Megjithatë, Piastri respektoi urdhrin e skuadrës dhe ia dorëzoi vendin e dytë Norrisit, duke u renditur i treti.

Charles Leclerc përfundoi i katërti, ndërsa Russell dhe Hamilton zunë vendet e radhës.