Vangjel Mile nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu ka njoftuar largimin e teknikut, pas vetëm dy javëve kampionat.
Shkak për këtë janë bërë rezultatet në kampionat, ku ekipi ka marrë një barazim ndaj Bylisit dhe një humbje ndaj Vorës.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili.
Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit.
Tirana falenderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e klubit.