FLASH :

Aksident në Koplik, makina përplaset me motorin

Një makinë dhe një motor janë përfshirë në një aksident rrugor mesditën e së dielës në aksin Shkodër-Koplik.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, P.P. i cili aktualisht ndodhet në Spital.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës Z.S. dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.