FLASH :

Rruga Egnatia, pasuri mijëravjeçare në rrezik nga asfaltimi i Rilindjes Urbane

Via Egnatia, në mëshirë të asfaltit Rilindjes Urbane dhe heshtja e turpshme e Akademisë Shkencave!
Rruga Egnatia nuk është vetëm pjesë e pasurisë kulturore të Shqipërisë por mbarë Evropës dhe Orientit, pasi për shekuj me radhë ka lidhur dy civilizimet.
Ky segment rrugor është një pasuri e paçmuar e Shqipërisë, që do duhej të kishte qënë një ndër intenerarët turistik më të vizituar në Ballkan, por menaxhini i saj mesa duket është lënë në mëshirë të vizionit të Bukurosh Maçit Kryetarit të Bashkisë Peqin, i cili i entuziamuar ka njoftuar asfaltimin në dy anët e kësaj rruge, që është gjerdani i trashëgimisë sonë kulturore.
Kjo rrugë që niste në Durrës dhe fundin e kishte në brigjet e Bosforit është një pasuri që do ta lakmonte çdo vend i Evropës, por në këtë vend pasuritë janë kthyer në mallkimin tonë më madh.
Qëndresa Qytetare që mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e ka në themel të misionit të saj, dënon heshtjen e turpshme të Akademisë së Shkencave.
Qëndresa Qytetare i kërkon Ministrisë Kulturës, historianëve, shoqatave të turizmit, mediave dhe shoqërisë civile të mos qëndrojnë indiferntë përballë këtij zhvillimi dramatik për artin dhe trashëgiminë tonë.