FLASH :

Macron: Rusia është e rrënjosur në logjikën e luftës dhe terrorit

Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi sulmin e fundit masiv të Rusisë ndaj Ukrainës. Ai thotë se Rusia është “rrënjosur” në logjikën e luftës dhe terrorit, ndërsa shton se së bashku me Ukrainën do të bëjnë gjithçka për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndueshme.

“Së bashku me Ukrainën dhe partnerët tanë, ne po luftojmë për paqe. Rusia, nga ana e saj, po bëhet gjithnjë e më e ngulitur në logjikën e luftës dhe terrorit. Së bashku me Ukrainën, ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që të mbizotërojë një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, u shpreh ai.