FLASH :

Mark Zuckerberg kapet “mat” pranë Trump: “Nuk di si t’i përgjigjem”

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, është kapur nga mikrofonët duke i rrëfyer Donald Trump se nuk kishte asnjë ide se si t’i përgjigjej një pyetjeje, ndërsa ishte ulur pranë presidentit amerikan në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë.
Episodi ndodhi gjatë një darke të enjten, ku ishin mbledhur disa nga figurat më të fuqishme të botës së teknologjisë. Përveç Zuckerberg-ut, të pranishëm ishin: Tim Cook, CEO i Apple

Bill Gates bashkëthemelues i Microsoft, Sergey Brin dhe Sundar Pichai, drejtues të Google, Sam Altman themelues dhe CEO i OpenAI

Ky moment i kapur nga mikrofonët e ndezur ka marrë vëmendje të madhe në media, duke nxjerrë në pah sfidat dhe sikletet që mund të lindin edhe në tryezat më të rëndësishme mes politikës dhe teknologjisë.