FLASH :

Vrasje me armë zjarri në Llapashticë të Podujevës, qëllohet për vdekje një person

 Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Podujevës. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar një viktimë në vendin e ngjarjes, në fshatin Llapashticë.

Ahmeti ka bërë të ditur gjithashtu se për të shtënat janë njoftuar rreth orës 19:30, ndërsa sapo policia ka mbërritur në vendngjarje është gjetur një person i pajetë. Bëhet gjithashtu me dije se grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.