Milano u kthye këtë të shtunë në skenën e një përshëndetjeje madhështore për Giorgio Armanin, ikonën e modës italiane që u nda nga jeta pak ditë më parë.
Arkivoli i stilistit të madh, ishte i rrethuar nga trëndafila të bardhë dhe qindra fenerë, ndërsa një det njerëzish i bëri nderimet e fundit.
Rreth 6 mijë persona, mes tyre familjarë, bashkëpunëtorë, figura të njohura të artit, politikës dhe modës, si edhe qytetarë të thjeshtë, u rreshtuan për të dhënë lamtumirën e tyre.
Mbi 6,000 njerëz u rreshtuan sot për t’i bërë nderimet e fundit Giorgio Armani-t, në faltoren e ngritur në Via Bergognone, në Armani Teatro.