Ylli i UFC-së, Conor McGregor, ka shpallur zyrtarisht ambicien e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Irlandës më 24 tetor 2025.McGregor publikoi një video jashtë ndërtesave qeveritare në Dublin, ku rikonfirmoi qëndrimet e tij kundër politikave aktuale të vendit dhe premtimin për të adresuar rritjen e fëmijëve pa strehë në Irlandë nëse zgjidhet president.Megjithatë, kandidatura e McGregor po has pengesa serioze.
Sipas ligjit irlandez, për të hyrë zyrtarisht në garë, ai duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 20 anëtarëve të Parlamentit ose të 4 këshillave lokale. Deri më tani, asnjë prej këtyre mbështetjeve nuk është siguruar, duke e bërë të pasigurt praninë e tij në fletën e votimit.
McGregor ka nisur edhe një peticion online, ku kërkon ndryshime kushtetuese që do t’i lejonin qytetarët të nominojnë kandidatë direkt. Megjithatë, kjo nismë ka hasur reagime të forta. Zv.Kryeministri i Irlandës, Simon Harris, e përshkroi kandidaturën e tij si “të pavlefshme” dhe tha se McGregor ka “shanse pothuajse zero” për t’u bërë pjesë e garës presidenciale.