FLASH :

Shqiptari që shpëtoi një dele në Greqi nga zjarret, përzgjidhet nga BBC si “foto e vitit 2025”

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 .

Fotografia, e realizuar nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon 33-vjeçari shqiptar, Olsien Muçobega, i cili u kthye në simbol të humanizmit teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët që përfshinë rajonin e Patrës në Greqi në muajin Gusht, ka marr vëmendjen e mediave të huaja.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar shumë banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve.

BBC, duke komentuar për këtë fotografi të fuqishme vizuale, shkruan:

“Në sfondin e mbuluar nga tymi që ngrihet si re të dendura, një burrë mbi një motor shfaqet duke shpëtuar një dele që është kapur fort pas tij. Ky veprim ngjan me paraqitjet e hershme të Bariut të Mirë në katakombet romake të shekujve II dhe III, ku Krishti mban mbi supe një kafshë të brishtë.”

“Ky motiv që përsëritet në shekuj, qoftë si freskë murale, qoftë si fotografi, përforcon karakterin mitik të një gjesti heroik dhe mbush me simbolikë humane momentin.”