FLASH :

Zelensky: Jemi gati për çdo lloj takimi, por Putini do të vazhdojë luftën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai është gati për takim me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, por ky i fundit sipas do që të vazhdojë luftën.

Ne jemi gati për çdo lloj takimi, por nuk mendojmë se Putini është në të vërtetë gati për t’i dhënë fund luftës; ai nuk dëshiron ta përfundojë atë. Nga ana tjetër, hapi i parë drejt paqes është “një armëpushim, dhe Putini, përkundrazi, po rrit veprimet ushtarake”, tha ai në forumin e Shtëpisë Evropiane Ambrosetti.