Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi vodhi telefonin dhe sendet personale të një shtetaseje në qershor të vitit 2023, në ambientet e spitalit të Lushnjës.
Shtetasi Xh.Xh është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë lokalizuan dhe ndaluan shtetasin:
Xh. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes).
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.