FLASH :

Me pranga në duar dhe këmbë, momenti i arrestimit të Vilson Pepës në Republikën Dominikane! Mbante helmetë dhe jelek antiplumb

Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Vilson Pepës, 40-vjeçarit të arrestuar në Republikën Dominikane pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e organizatës së Franc Çopjas.

Siç shihet nga pamjet, përveç prangave në duar, shihet teksa ka edhe zinxhir në këmbë ndërsa shoqërohet nga forcat e Interpol. 40-vjeçari mbante në kokë edhe një helmetë dhe jelek antiplumb.

Sipas mediave vendase, Vilson Pepa u ndalua më 3 shtator në Santo Domingo. 40-vjeçari, i njohur edhe si Soni Pepa, rezulton i përfshirë me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kg të tjerë në të njëjtin qytet.

Ngarkesa e përmendur u nis nga porti i Villetas, në Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, në Belgjikë. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçarit iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë.