FLASH :

Masakër në Amerikë/ Sherifi vret gjyqtarin mik me 8 plumba , sekreti i vajzës së tij ndez skandalin

Ngjarja e rëndë që tronditi shtetin e Kentucky po merr përmasa të reja. Gruaja e sherifit të Letcher County, Shawn “Mickey” Stines i akuzuar për vrasjen e gjyqtarit të qarkut, Kevin Mullins ka thyer heshtjen, duke hedhur poshtë me forcë thashethemet për një marrëdhënie të vajzës së saj të mitur me viktimën.

Sherifi Stines ndodhet pas hekurave që prej 19 shtatorit 2024, kur akuzohet se ekzekutoi me tetë plumba mikun e tij të ngushtë, gjyqtarin Mullins, brenda dhomës së tij të punës. Pamjet e sigurisë tregojnë momentin tronditës kur Stines qëlloi, ndërsa më pas ai është parë duke dalë qetësisht nga godina, përpara se të dorëzohej te kolegët e tij.

Pas krimit, hetuesit zbuluan se numri i vajzës së sherifit ishte ruajtur në telefonin e Mullins, duke shkaktuar një stuhi aludimesh në komunitet. Por, sipas dëshmive të marra nga policia dhe para një jurie të madhe, vajza dhe nëna e saj Caroline kanë mohuar kategorikisht çdo kontakt qoftë me telefon, mesazhe apo rrjete sociale. Hetuesi Clayton Stamper sqaroi se numri ishte futur në aparatin e gjyqtarit vetëm pasi vetë Stines kishte përdorur telefonin e tij pak çaste para se ta qëllonte.

Raportet mjekësore nga burgu i Leslie County tregojnë se ditët pas ngjarjes, Stines ishte në një gjendje të rëndë psikoze. Sipas mjekëve, ai nuk kishte kujtesë të qartë për të kaluarën e afërt dhe dukej i çorientuar, duke ngritur dyshime të forta mbi gjendjen e tij mendore në momentin e krimit.

Përtej vrasjes, figura e gjyqtarit Mullins është lënë nën hije nga dëshmi alarmante. Një dëshmitar ka deklaruar se ai e përdorte zyrën e tij për favore seksuale , duke aluduar për marrëdhënie intime në ambientet e gjykatës. Më pas dolën në pah edhe audio regjistrime që ngrenë dyshime për një skemë të gjerë që mund të përfshinte persona të tjerë në qytetin e vogël Whitesburg.

Për momentin, gjykimi i sherifit Stines mbetet i paqartë, pasi prokuroria paralajmëron se procedurat dhe zbulimi i provave mund të zgjasin. Deri atëherë, ai qëndron në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht, ndërsa komuniteti vijon të tronditet nga përzierja e miqësisë, pushtetit dhe dyshimeve për abuzim që dalin çdo ditë në dritë.