FLASH :

Shpërthimi i Ebolas në Kongo, humbin jetën 15 njerëz

Të paktën 15 persona kanë vdekur pas shpërthimit të ri të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.

Prania e virusit ishte konfirmuar te një grua shtatzënë 34-vjeçare, e cila u shtrua në spital muajin e kaluar pasi shfaqi simptoma që përfshinin, ethe, temperaturë të lartë dhe të vjella të përsëritura, shtoi ministria. Ajo vdiq disa orë më vonë nga dështimi i shumë organeve.

Kjo është hera e 16-të e paraqitjes së virusit vdekjeprurës në shtetin e madh të Afrikës Qendrore, shkruan media.

Shpërthimi i fundit ishte në provincën qendrore Kasai, me 28 raste të regjistruara. Zyrtarët kanë kërkuar respektim të rreptë të masave parandaluese, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve dhe distancimin social në zonat me rrezik të lartë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po “vepronte me vendosmëri për të ndaluar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur komunitetet”.