Policia në Selanik ka arrestuar një çift pasi dy fëmijët e tyre u gjetën nga një shofer duke ecur në rrugë.
Sipas informacioneve, të arrestuarit janë një burrë nga Shqipëria dhe një grua nga Bullgaria.
Arrestimi i çiftit, sipas ELAS, ndodhi kur dy fëmijët e tyre të mitur, 1 dhe 2 vjeç, u vunë re nga një shofer që po kalonte nëpër zonën Charilaou, duke ecur në rrugë.
Dyshohet se të dy fëmijët i shpëtuan vëmendjes së prindërve dhe u larguan nga shtëpia.
Ata nisën të ecnin në rrugë, pa e kuptuar rrezikun.