FLASH :

Durrës/ Zjarr në një banesë në katin e 3 të një pallati, flakët shkrumbojnë gjithçka

Një zjarr përfshiu katin e 3 të një pallati në lagjen nr.1 të Durrësit buzë detit. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk pati njeri.

Një zjarr përfshiu katin e 3 të një pallati në lagjen nr.1 të Durrësit buzë detit.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk pati njeri.

Zjarrfikset vajtën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta shuajnë atë. Fatmirësisht zjarri u izolua brenda banesës dhe nuk u përhap në katet e tjera.

Është ngritur grupi hetimor i cili do të hetojë për shkaqet e zjarrit. Gjithçka brenda në apartament është shkrumbuar.