FLASH :

Aleati “madhështor” i Berishës revoltohet me Kolegjin: Të flasë SPAK, pastaj ju!

Tiranë – Në Kolegjin Zgjedhor ka nisur sot seanca gjyqësore lidhur me padinë e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shpresë dhe Mirëqenie (ASHM), të cilat kundërshtojnë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në kërkesën e tyre, PD dhe ASHM i kërkojnë Kolegjit që të rrëzojë vendimin e KQZ-së, duke pretenduar shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi në procesin e numërimit dhe administrimit të votave.

Seanca është shoqëruar edhe me tensione, pasi një prej aleatëve të Sali Berishës, i pranishëm në sallë, u shpreh me tone të ashpra: “Të flasë SPAK, pastaj ju!” – duke aluduar se gjykata duhet të presë hetimet e Prokurorisë së Posaçme përpara se të marrë një vendim.

Komentet e tij janë parë si një shpërthim i motivuar edhe nga problemet e tij personale me drejtësinë, pasi një pjesë e publikut nuk e fshehu skepticizmin me pyetjen ironike: “A ka ardhur dhe ky për hallet e veta?”

Aktualisht, Kolegji Zgjedhor po dëgjon palët, ndërsa pritet që ditët në vijim të ketë vendime që do të përcaktojnë fatin e betejës së opozitës për rezultatin e zgjedhjeve.