FLASH :

Kaos online! Shërbimet e Google-it jashtë funksionit në një pjesë të Europës

Disa shërbime të Google, përfshirë YouTube, nuk ishin të disponueshme në Turqi dhe në disa pjesë të Evropës sot, tha zëvendësministri turk i telekomunikacionit dhe një monitorues lokal i internetit.

Disa shërbime të Google, përfshirë YouTube, nuk ishin të disponueshme në Turqi dhe në disa pjesë të Europës sot, tha zëvendësministri turk i telekomunikacionit dhe një monitorues lokal i internetit.

Asociacioni për Liri të Shprehjes, që monitoron censurën lokale në internet në Turqi, ka thënë se shërbimet janë ndërprerë prej orës 10:00.

Mbikëqyrësi lokal i sigurisë kibernetike kërkoi një raport teknik nga Google, tha zëvendësministri, Omer Fatih Sayan, në X.

Një hartë e postuar nga Sayan tregonte Turqinë, pjesë të Europës Juglindore dhe disa vende tjera si Ukrainë, Rusi dhe Europën Perëndimore.