Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe një grup liderësh të tjerë evropianë, do të zhvillojnë të enjten një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump për çështjen e garancive të sigurisë ndaj Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga Presidenca franceze (Elizeu).
Kjo komunikim pritet të ndodhë menjëherë pas përfundimit të një takimi të nivelit të lartë të njohur si “Aleanca e të Gatshmëve”, një grup prej rreth 30 shtetesh, kryesisht evropiane, që janë të përkushtuara të mbështesin ushtarakisht Ukrainën.
Në takim do të marrin pjesë:
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Kryeministri i Portugalisë, António Costa
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk
Disa liderë të tjerë do të marrin pjesë përmes video-konference.
Zelensky do të kërkojë sanksione të reja ndaj Rusisë dhe presion të shtuar ndaj Moskës
Sipas burimeve diplomatike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, si dhe të diskutojë me Trump mënyrat për të rritur presionin ndërkombëtar mbi Kremlinin.
Po ashtu, Aleanca po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në territorin ukrainas sapo të arrihet një marrëveshje armëpushimi me Rusinë. Qëllimi i këtij angazhimi do të ishte parandalimi i një agresioni të ri rus në të ardhmen.







