Një aksident zinxhir është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në afërsi të Sukthit, në autostradën Tiranë–Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pasi një automjet tip “Golf” është përplasur me një karrotrec, ndërsa më pas në aksident është përfshirë edhe një autobus me turistë që po udhëtonte në të njëjtin drejtim.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Deri tani raportohet për disa të lënduar të lehtë, ndërsa të gjithë pasagjerët e autobusit janë evakuuar në siguri.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.







