Një aksident rrugor është regjistruar disa minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnjë–Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”.
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Për fat të mirë, tre personat që ndodheshin në mjet nuk kanë pësuar lëndime të rënda.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit.







