FLASH :

Ja momenti i sulmit amerikan ndaj anijes venezuelase të drogës, duke vrarë 11 persona

Presidenti amerikan Donald Trump ndau të martën pamje të paklasifikuara të ushtrisë amerikane, duke kryer një sulm në Karaibe jugore kundër asaj që ai e quajti një anije që transportonte drogë që nisej nga Venezuela.

Trump pretendoi se anija drejtohej nga banda Tren de Aragua (TDA) dhe se 11 “terroristë” u vranë në operacionin e rrallë ushtarak amerikan në Amerikë, transmeton Telegrafi.

Departamenti i Shtetit e ka përcaktuar TDA-në, e cila e ka origjinën në Venezuelë, si një organizatë terroriste të huaj.

Sulmi i së martës vjen pas vendimit të fundit të Uashingtonit për të zgjeruar praninë e saj detare pranë Venezuelës për të luftuar kartelet e drogës të Amerikës Latine, megjithëse zyrtarët nuk kanë sinjalizuar ndonjë plan për një ndërhyrje tokësore.

Në përgjigje, presidenti Nicolás Maduro ka urdhëruar vendosjen e trupave përgjatë bregdetit dhe kufirit me Kolumbinë dhe i ka nxitur venezuelasit të bashkohen me milicitë civile.

“Më herët këtë mëngjes, me urdhrin tim, forcat ushtarake amerikane kryen një sulm kinetik kundër narkoterroristëve të Tren de Aragua të identifikuar në zonën e përgjegjësisë së SOUTHCOM. TDA është një organizatë e huaj terroriste, që vepron nën kontrollin e Nicolas Maduro, përgjegjëse për vrasje masive, trafik droge, trafikim seksual dhe akte dhune dhe terrori në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Hemisferën Perëndimore”, tha Trump.