FLASH :

Aksident i tmerrshëm në Luksemburg: Tre të rinj nga Kosova humbin jetën tragjikisht

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në autostradën N15 të Luksemburgut ku 5 persona humbën jetën, 3 prej të cilëve me origjinë shqiptare nga Kosova.

Ukë Bajraktaraj, Ujkan Bajraktaraj (vëllezër) dhe kushëriri i tyre Edonik Kastrati janë tre prej 5 viktimave të aksidentit tragjik. Automjeti me të cilin tre djemtë e rinj po udhëtonin, u përplas ballë për ballë me një tjetër automjet duke shkaktuar tragjedine e madhe.

Si pasojë e shpejtësisë dhe përplasjes së fortë, të dy automjetet shpërthyen në flakë, duke mos lënë pas asnjë të mbijetuar nga ky aksident.

Në rrjete sociale, një familjar i viktimave ka shpërndarë fotot e tre të rinjve shoqëruar dhe me një mesazh të ndjerë për ndarjen e parakohshme të tyre nga jeta.

“Me dhimbeje te thell ju njoftoje se dje rreth ors 17 ne Luxembourg Acidentalish humben jet 3 Engjullit Uka dhe Ujkani nipat e mi dhe djali i Tezakut Edonik Kastrati Allah ju shprblefte me Xhehnet e Motres tim Zoti ja letoft dhimbej dhe Dhondrrit Bajramit e Tezakt tim Zijas ju kujtojme per jet 3 Engjit e mi”, shkruan ai në profilin e tij në Facebook. Postimi ka marre komente ngushelluese duke shprehur tronditjen per kete humbje kaq te madhe.

Ngushellime familjeve te viktimave!