FLASH :

Priti momentin e duhur/ Gruaja arratiset nga rrëmbyesi në sekondat e fundit në Brazil!

Një video e kapur nga kamerat e sigurisë ka dokumentuar momentin dramatik kur një grua arriti të shpëtojë nga një rrëmbyes falë reflekseve dhe mendjes së saj të shpejtë. Ngjarja ka ndodhur në një stacion karburanti në qytetin Corinto, në shtetin Minas Gerais të Brazilit.
Në pamjet e regjistruara, shihet viktima ulur në sediljen e përparme të pasagjerit në një automjet, ndërsa sulmuesi ndodhet brenda makinës. Ajo pret me kujdes momentin që ai të dalë nga automjeti dhe menjëherë sapo ai zbret, gruaja largohet shpejt dhe vrapon drejt një makine policie që po patrullonte në afërsi të vendit ku ndodheshin.
Falë kësaj veprimi të shpejtë dhe të guximshëm, ajo arriti të shpëtojë dhe të marrë ndihmën e nevojshme nga policia, duke parandaluar një situatë shumë më të rrezikshme. Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale dhe është përshkruar si një shembull i jashtëzakonshëm i trimërisë dhe reflekteve në një moment krize.