Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Peruxhia, pasi akuzohet për përndjekjen e ish të dashurës së tij. Ish-partnerja kishte kërkuar ndihmën e efektivëve, pasi i dyshuari kishte përshkallëzuar agresivitetin dhe kërcënimet e tij, duke i shkaktuar një gjendje të fortë frike dhe destabilizim të ekuilibrit të saj psiko-fizik, aq sa ajo u detyrua të ndryshonte stilin e saj të jetesës.
Shqiptari, nëpërmjet mesazheve të përsëritura telefonike, kërcënimeve dhe ndjekjes së saj në këmbë dhe me makinë, duke u angazhuar në manovra të pamatura dhe të rrezikshme, e frikësoi dhe e trembi, madje edhe duke u shfaqur në shtëpinë dhe vendin e saj të punës.
Pas analizimit të pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë, hetuesit dokumentuan rastin edhe me prova, informon media italiane.
Në momentin e arrestimit, 42-vjeçari ishte duke e përndjekur të renë në vendin ku ajo punonte. Pasi e pa, ajo telefonoi menjëherë policinë dhe u izolua në paraburgimin e Burgut të Capannes në Peruxhia, në pritje të masës së sigurisë.







