FLASH :

Aksident në Elbasan, raportohet për një të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit,ku dy autovetura janë përplasur “kokë më kokë” ndërsa qarkullonin në Unazën Jugore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”.

Si pasojë e përplasjes,të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme,ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po i nënshtrohet trajtimeve dhe kontrolleve mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe fatmirësisht,dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.