FLASH :

FOTO/ Zhegrova me një postim special për takimin me Del Pieron

Edon Zhegrova ishte protagonist i ditës dje për shkak të transferimit të tij te Juventusi.

Ylli kosovar pati një ditë mjaft të ngjeshur, e cila nisi me mbërritjen në Torino, me takimin me tifozët, vizitat mjekësore, nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi në klubin e ri.

Gjatë vizitave mjekësore në “J Medical”, 26-vjeçari u takua me legjendën italiane të klubit bardhezi, Alessandro Del Piero, me të cilin e bëri edhe një foto.

Këtë foto futbollisti e postoi me një mbishkrim: “Alessandro Del Piero, çfarë legjende. Ishte kënaqësi e madhe të të takoja”.