Edhe pse kanë kaluar pothuaj katër muaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon ende pa shlyer pagesat që rrjedhin nga ky proces elektoral.
Në shkresën e dërguar nga DHL, kompania postare thekson se vlera totale e detyrimit sipas kontratës së shërbimit arrin në 863,906,699 lekë, ndërsa vonesat në shlyerje mund të sjellin edhe kamatëvonesa prej mbi 26 milionë lekësh të rinj, nëse pagesa nuk kryhet deri më 30 shtator 2025.











