FLASH :

Momente paniku në avion: flakët shpërthejnë pranë pasagjerit, detyrohet Ulje emergjente e detyruar

Korfuzi, 1 Shtator 2025 – Pushuesit përjetuan momente tmerri kur një avion pasagjerësh u përfshi nga flakët vetëm pak sekonda pas ngritjes nga pista.

Një turist gjerman, Niklas Leonhardt, 20 vjeç, nga Leipzigu, arriti të filmonte skenën dramatike, ku nga motori i avionit shiheshin qartë shpërthime zjarri ndërsa mjeti fluturues po ngrihej mbi ishullin e Korfuzit. Pamjet e tij janë bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik e komente të shumta.

Piloti reagoi me profesionalizëm, duke shmangur një tragjedi dhe duke e devijuar avionin drejt Aeroportit Aktion në Prevezë, rreth 45 minuta larg, ku mjeti u ul me sukses në kushte emergjente. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët kanë mbetur të padëmtuar, por kanë përjetuar frikë të madhe gjatë incidentit.

Autoritetet ajrore greke kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit në motor, ndërsa kompania ajrore ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi gjendjen teknike të avionit.