FLASH :

Prapaskena: Adrian Bajrami e la Shqipërinë për Zvicrën

Mbrojtësi Adrian Bajrami ka refuzuar që të bashkohet me kombëtaren e Shqipërisë, duke njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se ai ka vendosur që të përfaqësojë kombëtaren zvicerane. Edhe pse Sylvinho e kishte përfshirë në listën e tij për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Letoninë, shtatlarti ka refuzuar që të bashkohet me skuadrën, duke i mbyllur derën madje dhe për të ardhmen, pasi ai do të presë Zvicrën në vijim.

23-vjeçari, pasi luajti me skuadrat U19 dhe U21 është grumbulluar në disa raste nga ekipi i parë. Bajrami është aktivizuar vetëm në 3 ndeshje miqësore me kuqezinjë dhe i lind e drejta që të ndryshojë Kombëtare.

Aspak profesionale sjellja e tij ndaj Shqipërisë, pasi njoftimi mund të ishte bërë para se të publikohej lista. Mbrojësi ka pritur të ketë një vend titullari, por duke parë konkurrencën me Gjimshitin, Ismajlin, Kumbullën e Ajetin, ka mendur se në Zvicër rruga do të jetë më e lehtë.

Por, Kombëtaren o e do ose nuk e do, ndaj Bajramit i shkoftë mbarë në zgjedhjen e tij, por dikush që nuk e do shtëpinë e ti, zor se do ndihet më mirë në një shtëpi “të huaj”…