Bashkimi Evropian do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për të forcuar sistemin e navigimit dhe për të mbrojtur infrastrukturën e saj kundër ndërhyrjeve të huaja.
Lajmi është konfirmuar nga Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, një ditë pas një incidenti që ka shkaktuar shqetësim të madh në Bruksel.
Incidenti ndodhi dje, kur avioni i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, humbi aksesin në shërbimin GPS teksa po afrohej në aeroportin e Plovdivit në Bullgari.
“Ne mund të konfirmojmë me të vërtetë se ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS, por avioni u ul në mënyrë të sigurt”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit, Arianna Podesta, raporton media.
Sipas saj, autoritetet bullgare kanë informuar Brukselin se dyshojnë për ndërhyrje të qëllimshme nga Rusia, duke ngritur alarmin për cenueshmërinë e sigurisë së sistemit të navigimit satelitor të BE-së.
Si përgjigje ndaj këtij incidenti, Komisioneri Kubilius njoftoi se Bashkimi Evropian do të forcojë kapacitetet satelitore në orbitën e ulët të Tokës, me qëllim që të:







