Sipas shkresës së dërguar, PSD rezulton debitore në shumën 336,819.4 lekë të rinj, që përfshin si pagesën bazë ashtu edhe kamatëvonesat e akumuluara. Vetë fatura për konsum të ujit arrin në 306,180 lekë, ndërsa penalitetet për vonesën në pagesë llogariten në 30,639.40 lekë.
UKT sqaron se kjo faturë ka mbetur e pashlyer deri më datë 21 gusht, duke nënvizuar se i është drejtuar KQZ-së me bindjen se ky institucion do të ndërhyjë për të nxitur subjektin politik të kryejë pagesën e detyrimeve.
Gjithashtu, UKT thekson se, sipas rregullores, borxhi duhet të shlyhet brenda 30 ditëve. Në rast se pagesa nuk kryhet në këtë afat, ndërmarrja paralajmëron se do të ndërmarrë veprime të tjera ligjore dhe administrative, përfshirë edhe ndërprerjen e furnizimit me ujë.