Është trend evropian, pas Shqipërisë edhe Finlanda konfirmon rënien e çmimit të apartamenteve në qendër, preferohet periferia
Ashtu si në Shqipëri, edhe ne qytetet evropiane po bien çmimet e apartamenteve në qendër dhe po rriten kërkesat për shtëpi në zonat elitare periferike.
Duket se është një trend evropian tashmë.
Rasti më i freskët është ai që vjen nga Finlanda, ku çmimet e apartamenteve në Helsinki ranë përsëri në korrik, duke shënuar një rënie të vazhdueshme në tregun e banesave në kryeqytet, pavarësisht shenjave të rimëkëmbjes në vende të tjera të Finlandës.
Shifrat nga Statistikat e Finlandës tregojnë se çmimet për apartamentet e vjetra në Helsinki ranë me 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo ndjek një trend më të gjerë, me çmimet tani gati 10% më të ulëta se në vitin 2020 dhe afro 20% më të ulëta në krahasim me kulmin e tyre tre vjet më parë.
Edhe në vendin tonë, braktisja e kullave të drogës në qendër të Tiranës apo të zonave të pajetueshme si ish-Blloku, ka bërë që çmimet në këto zona të stopojnë dhe të nisin rënien, ndërkohë që kërkesa në zonat periferike mbetet e lartë dhe e kërkuar nga qytetarët.